Forcat ushtarake iraniane kanë aftësi që të reagojnë në mënyrë të vendosur ndaj çdo invazioni që rrezikon interesat e vendit. Këto i tha presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad më 17 prill.
Në fjalën e vet të rastit gjatë ceremonisë së parakalimit me rastin e Ditës Ushtarake, Ahmadinexhadi u shpreh se siguria e Gjirit Persik do të arrihet vetëm kur të gjitha vendet e këtij rajoni të përpiqen së bashku. Ai paralajmëroi se prania ushtarake në këtë rajon do të shkaktojë konflikte e një gjendje të paqëndrueshme.
Në fjalimin e vet kreu i shtetit iranian nuk shprehu kritika të forta ndaj ShBA-së dhe Izraelit. Kjo, sipas analistëve, ka lidhje me rezultatin pozitiv të arritur në bisedimet 6-palëshe.
Më 14 prill përfundoi në Stamboll raundi i ri i bisedimeve mbi problemin bërthamor të Iranit. Të gjithë pjesëmarrësit në të u shprehën që takimi ishte pozitiv e konstruktiv. Palët ranë në një mendje që takimi i radhës të zhvillohet në Bagdad.(Jiang Lei/Artani)