Al Moualem e njohu Yang Jiechi me gjendjen aktuale dhe falenderoi Kinën për qëndrimin objektiv dhe të drejtë mbi problemin e Sirisë dhe përpjekjet e bëra për zgjidhjen politike të çështjes.
Yang Jiechi tha se Pekini përshëndet vendosjen armëpushimit mes qeverisë dhe opozitës siriane dhe shpreson se palët do të angazhohen për zbatimin e planit me gjashtë pika të të dërguarit të OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Kofi Anan. (Du/ Ardi Pulaj)