Ban e deklaroi këtë gjatë vizitës së tij në Luksemburg.
"Po kërkoj nga Këshilli i Sigurimit për të propozuar një propozim formal për misionin e vëzhgimit deri të mërkurën. Mbi këtë bazë dhe subjekt, për të mbështetur ndërprerjen e sulmeve, Këshilli i Sigurimit pritet të diskutojë një rezolutë tjetër për të autorizuar një mision me të drejta të plota"
Shefi i OKB-së shtoi gjithashtu se mund të shtohet numri i monitoruesve në Siri.
"Shtrohet gjithnjë pyetja nëse 250 vëzhgues mjaftojnë ose jo. Mendoj që nuk mjafton, duke pasur parasysh gjendjen e tanishme dhe se ka hapësira ku ende luftohet."
Sekretari i Përgjithshëm vë në dukje gjithashtu se qeveria siriane është përfundimisht përgjegjëse për sigurinë e vëzhguesve.
Në të njëjtën kohë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Susan Rice, ka paralajmëruar se realiteti në terren mund të rrezikojë planet për zgjatjen e misionit të vëzhgimit. (Albana)