Teksa kanë mbetur 100 ditë nga hapja e Lojërave Olimpike të Londrës, autoritetet përgjegjëse për organizimin e tyre njoftuan slloganin e këtij edicioni olimpik: "Frymëzo një gjeneratë".
Komiteti Organizativ i Olimpiadës së Londrës, nëpërmjet një deklarate thotë se ky sllogan mishëron premtimet e kryeqytetit britanik kur paraqiti kërkesën për organizimin e Olimpiadës. Kjo parullë do të printohet edhe në të gjitha artikujt e posaçëm, produktet promovuese dhe botimet e Olimpiadës së Londrës. (Wang Lei/ Ardi Pulaj)