PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siri, vëzhguesit e OKB-së nisin mbikëqyrjen e armëpushimit
2012-04-17 09:44:38 cri komenti juaj Printoni

Sipas njoftimeve të mediave siriane, grupi i parë prej pesë vëzhguesish të OKB-së filloi më 16 prill të mbikëqyrë zbatimin e armëpushimit në Siri.

 

Pjesëtarët e grupit u takuan pas mbërritjes të dielën në mbrëmje në kryeqytetin Damask me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Sirisë, me të cilët diskutuan mbi hollësitë e zbatimit të detyrës së vëzhgimit.

 

Sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një mision i përbërë prej jo më shumë se 30 vëzhguesish ushtarakë të paarmatosur do të shkojë në Siri për të vendosur lidhje me qeverinë e opozitën dhe do të raportojë mbi zbatimin e armëpushimit. 25 anëtarët e tjerë të këtij misioni do të arrijnë në Siri brenda disa ditëve të ardhme.

 

Këshilltarja e presidentit të Sirisë për politikën e medien Buthaina Shaban tha më 15 prill në Damask se, pas mbërritjes së të 30 anëtarëve të misionit të posaçëm vëzhgues, qeveria siriane dhe OKB-ja do të nënshkruajnë një marrëveshje për këtë mision, ndërsa numri i vëzhguesve do të rritet deri në 250. (Çang Çuo/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China