Në prag të turneut të vizitave zyrtare të kryeministrit kinez Wen Jiabao në Islandë, Suedi dhe Poloni, si edhe pjesëmarrjes në Panairin e Hanoverit në Gjermani, që kanë për qëllim nxitjen e mëtejshme të miqësisë tradicionale dhe të bashkëpunimit konkret kino-europian, zv.ministri i Jashtëm Song Tao dhe zv.ministri i Tregtisë Jiang Yaoping bënë të ditur se qeveria kineze u kushton rëndësi të jashtëzakonshme lidhjeve ekonomiko-tregtare me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, të cilat janë ekonomi dhe tregje të reja. Kina dëshiron të shtojë tregtinë, investimet dhe bashkëpunimin teknologjik dhe ekonomik me këto vende.
Sa i përket vizitës në Poloni, ajo do të jetë vizita e parë e një kryeministi kinez në këtë vend gjatë 25 vjetëve të fundit, e cila realizohet pas krijimit në fund të vitit të kaluar të partneritetit strategjik kino-polak. Gjatë vizitës së tij, Wen Jiabao do të takohet me liderët e vendeve të rajonit dhe do të marrë pjesë në Forumin Ekonomiko-Tregtar Kinë-Evropë Qendrore e Lindore.
(Çan Yean/Artani)