PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siri, vëzhguesit e parë të OKB-së nisin punën
2012-04-17 18:08:18 cri komenti juaj Printoni
Ekipi paraprak prej gjashtë anëtarësh, që ka për detyrë të mbikqyrë armëpushimin e brishtë në Siri, po tenton të vendosë kontakte me qeverinë dhe opozitën për të diskutuar mbi aksionet e tyre.

"Ne do të organizohemi dhe do të përgatitemi për të nisur detyrën tonë sa më parë që të jetë e mundur. Tashmë ne jemi këtu dhe të gjithë ata që janë në favor të paqes janë optimistë", tha Ahmed Himmiche, kryesues i ekipit vëzhgues të OKB-së.

Më shumë vëzhgues pritet të shkojnë në Siri në ditët e ardhshme dhe mendohet se 200 do të vendosen në terren.

Pavarësisht kësaj, luftimet në Siri kanë vijuar. Autoritetet e vendit thanë se grupe të armatosura sulmuan efektivët e policisë, duke shkaktuar nëntë të vdekur. Ndërsa opozita bëri të ditur se trupat qeveritare siriane vijuan për të tretën ditë me rradhë bombardimin e qytetit Homs. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China