PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Irani mund të pranojë uranium të pasuruar jashtë
2012-04-17 09:56:47 cri komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm iranian Ali Akbar Salehi u shpreh më 16 prill që, nëse vendet e tjera mund t'i ofrojnë lëndë djegëse prej uraniumi të pasuruar në një nivel të lartë Iranit , ky i fundit mund të rishikojë vendimin për prodhimin e uraniumit të pasuruar.

Z. Salehi u bëri thirrje gjithashtu vendeve perëndimore të heqin sanksionet ndaj vendit të tij para se të fillojë raundi tjetër i bisedimeve për çështjen bërthamore iraniane. Ai tha që, nëse bota perëndimore do që të krijojë besim me palën iraniane, në fillim duhet të heqë sanksionet, çka do të shpejtojë procesin e arritjes së unanimitetit.

Po atë ditë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Mark Toner tha që bisedimet e sapopërfunduara mbi çështjen bërthamore iraniane janë një hap i mirë për zgjidhjen e këtij problemi, por Shtetet e Bashkuara nuk do të lehtësojnë sanksionet e rrepta ndaj Iranit, ndaj mesazhi për këtë vend është që në fazën tjetër duhet të nisë veprimet konkrete për të hequr shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare.

Bisedimet ndërmjet Iranit dhe gjashtë vendeve - SHBA-së, Britanisë, Francës, Rusisë, Kinës dhe Gjermanisë - u mbyllën në mbrëmjen e 14 prillit në Stamboll të Turqisë. Të dyja palët u shprehën në përfundim të tyre se rezultatet ishin pozitive e konstruktive dhe kanë rënë dakord që raundi tjetër i bisedimeve të fillojë më 23 maj në Bagdad. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China