Pas përfundimit të raundit të ri të bisedimeve mbi problemin bërthamor iranian, të zhvilluara në Stamboll të Turqisë midis Iranit dhe ShBA-së, Britanisë, Francës, Rusisë, Kinës e Gjermanisë, Moska shprehu kënaqësi për rezultatet e këtyre bisedimeve, ndërsa Izraeli tha se ato nuk mundën ta ndalojnë programin bërthamor iranian.
Zv.ministri i Jashtëm rus Sergei Riabkov tha se bisedimet u zhvilluan në një atmosferë konstruktive e pragmatike dhe arritën konsensus në disa pika konkrete. Palët e ndryshme ranë në një mendje të vazhdojnë bisedimet më 23 maj, gjë që tregon, sipas tij, se ato dëshirojnë të nxitin dialogun e mëtejshëm mbi problemin bërthamor të Iranit dhe të gjejnë një mënyrë zgjidhjeje të pranuar nga të gjithë.
Nga ana e tij, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu u shpreh se bisedimet nuk arritën rezultate konkrete. (Çang Çuo/Artani)