Zv.ministri i Jashtëm i Kinës Song Tao u shpreh të hënën në Pekin se nga datat 20 deri 27 prill, kryeministri kinez Wen Jiabao do të shkojë për vizitë zyrtare në Islandë, Suedi dhe Poloni si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit të Hanoverit të Gjermanisë dhe në aktivitetet e vendeve partnere të Kinës. Ai u shpreh se vizita e kryeminstrit Wen Jiabao në Europë do të nxitë më tej miqësinë tradicionale dhe bashkëpunimin konkret midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore.
Song Tao shtoi se tani, Kina dhe vendet e Europës Qendrore dhe Lindore gjenden në një fazë të rëndësishme të zhvillimit.
"Kina çmon shumë miqësinë tradicionale me këto vende dhe është e gatshme të zgjerojë dhe të forcojë pandërprerë bashkëpunimin konkret në fusha të ndryshme në të mirë të të dyja palëve," përfundoi Song Tao. (Du/Albana)