Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Li Baodong u shpreh se pala kineze shpreson që ekipi i vëzhguesve do të respektojë sovranitetin e Sirisë duke bërë punë të paanshme dhe sipas autorizimit të Këshillit të Sigurimit.
Kryesuesja e radhës e Këshillit të Sigurimit ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice, u shpreh se pas shpërthimit para mbi një viti të krizës në Siri, Këshilli i Sigurimit miratoi njëzëri një rezolutë dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm.
Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB Bashar Jafari u shpreh se Siria përshëndet që nga fillimi përpjekjet e ndërmjetësimit të Kofi Ananit duke zbatuar aktivisht 6 propozimet e tij. Ai u kërkoi vendeve përkatëse të ndalojnë ndihmën ndaj forcave të opozitës siriane. (Fani/Albana)