Para bisedimeve, negociatori iranian i programit bërthamor Said Jalili u shpreh se gjatë bisedimeve, Irani do të paraqesë projektin e ri për të zbutur shqetësimet e palëve të ndryshme për veprimtarinë bërthamore të këtij vendi.
Përfaqësuesi i palës kineze në bisedime dhe ndihmësministri i Jashtëm Ma Zhaoxu tha se nën situatën e tanishme, nxitja për përparimin e bisedimeve ka rëndësi të madhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe përputhet me interesat e palëve të ndryshme. (Fani/Albana)