PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zhou Yongkang-u takohet me krerët e delegacioneve të OBSh-së
2012-04-13 20:48:55 CRI Komenti juaj Printoni

Më 12 prill anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Politikave dhe Ligjeve Zhou Yongkang u takua në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin me kryetarët e delegacioneve të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH), sekretarin e përgjithshëm të OBSh-së, si dhe drejtorin e Strukturës Antiterroriste Rajonale të kësaj organizate, pjesëmarrës në takimin e shtatë të sekretarëve të Këshillit të Sigurisë të OBSh-së.

Gjatë takimit, Zhou Yongkang vuri në dukje se në vitin 2005, kur ai kishte marrë pjesë në takimin e 2-të të sekretarëve të Këshillit të Sigurisë të OBSh-së në Astana, të gjithë anëtarët e këtij këshilli i bënë një përmbledhje përvojës së suksesshme që kishin pasur gjatë 10 vjetëve të parë të formimit të OBSh-së, duke arritur unanimitet të mëtejshëm dhe duke përcaktuar masat e reja për përsosjen e sistemit të reagimit urgjent, lufta kundër të ashtuquajturave "tre forca" (separatizmit, terrorizmit dhe ekstremizmit), drogës, krimit ndërkombëtar dhe krimit në internet.

Ndihmësi i presidentit të Kazakistanit dhe kryetari i delegacionit të këtij vendi Marat Tazhin tha se forcimi i bashkëpunimit në zbatimin e ligjeve është me rëndësi shumë të madhe dhe shprehu shpresën që ky bashkëpunim do të jetë më i shpeshtë dhe afatgjatë.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i OBSh-së Muratbek Imanaliev e falënderoi Kinën për organizimin e këtij takimi, duke vlerësuar se ai ishte një provë e suksesshme para samitit të Pekinit të OBSh-së që do të zhvillohet në muajin qershor. (Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China