PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping-u: Kina e Vietnami duhet të ruajnë së bashku paqen
2012-04-13 20:46:03 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Vietnami duhet të përpiqen bashkë dhe të bëjnë më shumë punë të dobishme për të ruajtur drejtimin e duhur të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Këto i tha zv.kryetari i Shtetit i Kinës dhe nënkryetari i Komisionit Qendror Ushtarak Xi Jinping më 13 prill në Pekin, gjatë një takimi me Do Ba Ty-në, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë vietnameze. Z. Xi theksoi se, të ndodhur para një situate të ndërlikuar ndërkombëtare, Kina dhe Vietnami duhet të punojnë në të mirë të të dy popujve të tyre dhe të ruajnë paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në rajon e në mbarë botën.

Gjatë takimit, Xi Jinping-u tha se Kina e Vietnami kanë sistem të njëjtë dhe ideale e bindje të afërta, dhe të ardhmet e tyre janë të lidhura. Këto përbëjnë epërsi në bashkëpunimin mes dy vendeve, duke qenë edhe në të mirë të trajtimit të divergjencave dypalëshe.

Zv.kryetari i Shtetit i Kinës shtoi po ashtu se, pas normalizimit të marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991, marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar mjaft, veçanërisht pas përcaktimit të kufirit tokësor dhe detar. Kjo gjë u ka sjellë përfitime konkrete të dy popujve. Krahas kësaj, edhe bashkëpunimi ushtarak ndërmjet të dy vendeve ka pasur zhvillim të qëndrueshëm, duke dhënë ndihmesë si për mbrojtjen kombëtare, ashtu edhe në partneritetin strategjik dypalësh.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë vietnameze Do Ba Ty tha nga ana e tij se Vietnami është i gatshëm që të forcojë shkëmbimet e bashkëpunimin me Kinën, për të trajtuar në mënyrë të përshtatshme divergjencat dhe për t'u përpjekur për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.(Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China