Ndihmësministri i Jashtëm i Kinës Ma Zhaoxu arriti të enjten në Stamboll të Turqisë, ku do të marrë pjesë më 14 prill në bisedimet mbi problemin bërthamor të Iranit që do të zhvillohen midis këtij të fundit dhe pesë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë. Ai tha në aeroport se Kina ka nxitur pandërprerë paqen e bisedimet dhe shpreson se dialogu i tanishëm do të shënojë një fillim të mbarë.
Z. Ma theksoi se, në rrethanat e tanishme, nxitja e përparimit të bisedimeve është e rëndësishme për stabilizimin e gjendjes lidhur me problemin bërthamor të Iranit, si edhe për paqen e stabilitetin në rajon. Ai shprehu gjithashtu shpresën se palët përkatëse do ta shfrytëzojnë këtë mundësi e do të zhvillojnë bisedime të sinqerta e të thella, si edhe do të përpiqen të mbajnë një proces dialogu konstruktiv, për të arritur një fillim të mbarë për zgjidhjen e problemit bërthamor të Iranit në mënyrë të drejtë e të gjithanshme.(Zhan Dian/Artani)