Kryenegociatori i Iranit mbi problemin bërthamor, Sayeed Jalili tha të mërkurën se vendi do të paraqesë propozime të reja gjatë raundit të ri të bisedimeve me SHBA-në, Anglinë, Francën, Rusinë, Kinën dhe Gjermaninë. Irani shpreson që edhe këto vende të propozojnë masa konstruktive e të marrin pjesë aktive në negociata. Jalili u bëri thirrje gjashtë shteteve që të mos i bëjnë presion Iranit, duke thënë se një gjë e tillë, asnjëherë nuk ka dhënë rezultat.
Sipas njoftimeve të televizionit iranian, vendi ndaloi eksportin e naftës për në Gjermani, ndërsa disa ditë më parë një veprim të tillë e bëri ndaj Spanjës. Irani gjithashtu po planifikon të ndalojë importimin e materialeve nga 100 kompani europiane, në shenjë proteste ndaj sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian për naftën iraniane. (Çang Çuo/ Ardi Pulaj)