PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina mirëpret shpalljen e armëpushimit nga Siria
2012-04-12 20:10:29 cri komenti juaj Printoni

Më 11 prill Ministria e Mbrojtjes e Sirisë publikoi një deklaratë, ku thuhet se trupat siriane do të ndalojnë misionin e goditjes së atyre që ajo i quan "grupe të armatosura terroriste".

Ahmad Favzi, zëdhënësi i ndërmjetësuesit për krizën në Siri Kofi Anan, u shpreh po të mërkurën në Gjenevë se z. Anan e ka marrë letrën e qeverisë siriane për armëpushim dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me qeverinë e opozitën siriane, për të arritur zbatimin e gjithanshëm të gjashtë pikave të propozimit të tij, veçanërisht të pikës 2, në të cilën kërkohet "ndalimi i menjëhershëm i të gjitha veprimeve të dhunshme dhe të armatosura nën mbikëqyrjen e OKB-së".

Kina e mirëpriti vendimin e qeverisë siriane. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Liu Weimin u shpreh në një konferencë për shtyp se një gjë e tillë do të ndihmojë në zbutjen e tensionit në Siri dhe është një hap i rëndësishëm për zgjidhjen politike të problemit në këtë vend.

Liu Weimin-i shtoi se në të ardhmen Kina është e gatshme që, bashkë me vendet e tjera, të mbështetë përpjekjet e Kofi Ananit për zgjidhjen politike të problemit sirian dhe do të mbajë kontakte të ngushta me palët përkatëse, për të luajtur rol konstruktiv për një zgjidhje të shpejtë e të drejtë të tij. (Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China