Siri, Pekini përshëndet qeverinë për armëpushim e tërheqjen e trupave
Kina përshendet vendimin e qeverisë siriane për armëpushim dhe tërheqjen e trupave, duke vlerësuar se një gjë e tillë ndihmon në uljen e tensioneve në Siri dhe përbën një hap të rëndësishëm për zgjidhjen politike të çështjes. Qëndrimi u artikulua të enjten nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Liu Weimin, gjatë një konference për shtyp. Ai vuri në dukje se për të normalizuar situatën e për të nxitur procesin politik, Kina ka luajtur një rol këshillimor. Sipas zëdhënësit, Pekini do të mbëeshtesë palët në Siri për zbatimin e planit të paqes së Kofi Ananit. (Du/ Ardi Pulaj)