Siri, nis armëpushimi
Në orën 6 të mëngjesit të 12 prillit sipas orës vendore, trupat qeveritare dhe forcat e armatosura opozitare në Siri filluan zbatimin e armëpushimit. Deri tani nuk ka njoftime për shkeljen e këtij armëpushimi nga ndonjë prej palëve në konflikt. Koordinuesi i përgjithshëm i opozitës siriane Hasan Abdel Azim u shpreh: "Ndalimi i veprimeve të dhunës është bërë një hap urgjent dhe i nevojshëm. Ky është preludi për çdo plan të zgjidhjes së krizës në Siri". Të mërkurën një funksionar i Ministrisë së Mbrojtjes të Sirisë tha se, nga mëngjesi i 12 prillit, trupat qeveritare do të ndalojnë veprimet ushtarake, por ruajnë të drejtën e kundërpërgjigjes për vetëmbrojtje. (Du/Artani