PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Afron data e armëpushimit në Siri
2012-04-12 19:42:25 cri komenti juaj Printoni

Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Sirisë konfirmoi edhe një herë të mërkurën se qeveria siriane do të përfundojë më 12 prill goditjen ndaj "trupave rebele", për të vënë në jetë propozimin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së Kofi Anan. Me afrimin e afatit të pushimit të zjarrit, çështja nëse kriza siriane, që zgjat prej më se një viti, do të mbyllet në mënyrë paqësore apo jo, po tërheq vëmendjen e mbarë botës.

Tani edhe qeveria, edhe opozita siriane janë zotëruar për armëpushim. Sipas zyrtarëve të Ministrisë siriane të Mbrojtjes, vendimi i qeverisë për armëpushim ka ardhur për shkak se trupat qeveritare kanë përfunduar operacionet e goditjes ndaj "grupeve të armatosura terroriste", por nëse këto të fundit, do të vazhdojnë sulmet ndaj civilëve ose organeve të sigurisë apo do të shkatërrojnë pronën publike, qeveria do t'u kundërpërgjigjet sërish. Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar Sirian Burhan Ghaliun ritheksoi se opozita do të ndalojë veprimet e dhunës siç kërkohet në planin e Kofi Ananit, por shtoi se deri më tani qeveria siriane ende nuk e ka vënë në jetë këtë plan, ndaj bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë masa dhe të caktojë afatet e zbatimit të tij.

Të mërkurën z. Anan bëri një vizitë në Iran, ku u takua me zyrtarët e lartë të këtij vendi. Ai theksoi rëndësinë e rolit që ka Irani në zgjidhjen e krizës në Siri, duke vënë në dukje njëkohësisht se qeveria siriane ia ka konfirmuar vetë atij vendimin për armëpushim.

Ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare shpreson që palët e ndryshme në Siri do të përfundojnë sa më parë shkëmbimin e zjarrit.

Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Liu Weimin u bëri thirrje palëve përkatëse në Siri të zbatojnë propozimin e Kofi Ananit dhe të mbajnë premtimin për armëpushim. Kurse zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhej Kerni tha se Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë parë shenja të tërheqjes së trupave qeveritare siriane. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China