Edhe pse po afron e enjtja, afati i fundit për vendosjen e armëpushimit në Siri, që u konfirmua në deklaratën e kryesuesit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhuna ka vijuar dhe numri i viktimave është shtuar.
Duke komentuar situatën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Liu Weimin tha të mërkurën se Pekini është i shqetësuar për gjendjen dhe ndërkohë përsëriti thirrjen për qeverinë dhe opozitën siriane që të reagojnë ndaj planit të paqes të paraqitur nga i dërguari i posaçëm i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe, Kofi Anan.
Në një konferencë për shtyp, Liu Weimin ritheksoi mbështetjen e plotë për ndërmjetësimin e Ananit, duke e cilësuar planin e tij si një rrugëdalje konkrete politike nga kriza në Siri.
"Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë përpjekje e duhet të tregohet më i duruar, duke ofruar mbështetje dhe bashkëpunim", tha zëdhënësi Liu Weimin.(Çan Yean/ Ardi Pulaj)