Kina i dërgoi një notë proteste qeverisë filipinase, pasi anijet luftarake të këtij vendi provokuan peshkatarët kinezë në ujërat pranë ishullit Huangyan, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Pekin, Liu Weimin.
Ai shtoi se autoritetet dërguan anije në ujrat pranë ishullit Huangyan dhe se peshkatarët kinezë dhe anijet e tyre janë të sigurtë.
Duke komentuar deklaratat e palës filipinase se ishulli Huangyan është një pjesë e pandarë e Filipineve, Liu Weimin tha se ky ishull është një pjesë e Kinës dhe Pekini ka sovranitetin e padiskutueshëm për këtë ishull.
"Veprimi i Filipineve për patrullimin në këto ujëra, është shkelje ndaj sovranitetit të Kinës. Në nxisim palën filipinase që të niset nga miqësia mes dy vendeve dhe fryma e paqes e stabilitetit në Detin e Kinës Jugore dhe të mos krijojë më incidente të tillë", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)


















