PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kofi Anan: Palët, përpjekje për armëpushimin në Siri
2012-04-11 10:28:32 cri komenti juaj Printoni

I dërguari ndërkombëtar, Kofi Anan, nëpërmjet një letre për vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha se palët e ndryshme duhet të bëjnë përpjekje për arritjen e armëpushimit të plotë para orës 6:00 të datës 12 prill. 

Po atë ditë, ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov u takua me homologun e tij sirian Walid al-Muallem, në Rusi.

"Tani qeveria siriane ka lehtësuar dhënien e lejehyrjeve në Siri për gazetarët e huaj dhe ka liruar disa prej personave të arrestuar për pjesëmarrjen në trazirat. Por, aktivitetet ushtarake lokale vazhdojnë të mos pakësohen," u shpreh ministri i Jashtëm sirian al-Muallem

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhei Kerni (Jay Carney) tha se qeveria siriane nuk e ka përmbushur premtimin e saj për tërheqjen e trupave. 

"Aktualisht SHBA-ja nuk ka parë ndonjë shenjë të tërheqjes së trupave qeveritare, në të kundërt, provat flasin se qeveria siriane vazhdon të ushtrojë sulme të mëtejshme ndaj civilëve të pafajshëm .(Zhan Dian/Albana) 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China