Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Liu Weimin konfirmoi të martën se takimi i grupit 5+1 me Iranin do të zhvillohet më 14 prill në Stamboll të Turqisë.
Ndihmësi i ministrit të Jashtëm të Kinës Ma Zhaoxu do të jetë në krye të delegacionit që do të marrë pjesë në këtë takim.
"Rifillimi i dialogut midis 6 vendeve dhe Iranit është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të të gjitha palëve të interesuara. Pala kineze shpreson që palët e ndryshme do të gjejnë mundësinë për të treguar fleksibilitet dhe sinqeritet në dialog për të nisur një proces të dialogut të vazhdueshëm e konstruktiv. Kina u bën thirrje palëve të ndryshme të krijojnë gradualisht besimin reciprok për të gjetur një zgjidhje të gjithanshme e afatgjatë për problemin bërthamor nëpërmjet dialogut e bisedimeve. Kina është e gatshme të bashkëpunojë me palët e tjera që të vazhdojë të luajnë rol konstruktiv mbi këtë çështje," ka përfunduar Liu Weimin. (Çang Çuo/Albana)