PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina shpreson që bisedimet për Iranin të jenë një fillim pozitiv
2012-04-10 20:34:32 cri komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Liu Weimin thotë se Kina shpreson se bisedimet e ardhshme të Iranit me gjashtë vendet e tjera në Turqi do të shënojnë një fillim pozitiv për zgjidhjen e çështjes bërthamore iraniane:

"Gjashtë vendet do të rinisin bisedimet me Iranin. Ne presim që ato të mbajnë një qëndrim elastik dhe pragmatik gjatë këtyre bisedimeve, t'u kushtojnë vëmendje të mjaftueshme çështjeve me interes të ndërsjellë, të bëjnë një diskutim të plotë mbi çështjen bërthamore të Iranit dhe të përpiqen për të arritur përparim, me qëllim që të arrihet një fillim pozitiv për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, afatgjatë dhe të përshtatshme të çështjes bërthamore të Iranit. "

Irani ka konfirmuar se raundi i ardhshëm i bisedimeve për çështjen e tij bërthamore do të mbahet në kryeqytetin turk Stamboll këtë të shtunë. Këto bisedime përfshijnë Iranin dhe pesë vendet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermaninë.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme iraniane thotë se Irani nuk do të pranojë asnjë nga parakushtet e vendosura për këtë takim. Ky njoftim vjen pas kërkesave të Shteteve të Bashkuara dhe të disa vendeve të tjera perëndimore që Irani të mbyllë një nga objektet e tij bërthamore dhe të ndalë pasurimin e uraniumit. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China