Kina: Palët përkatëse në Siri të mbajnë premtimet
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Liu Weimin u shpreh në një konferencë shtypi të organizuar më 9 prill në Pekin se pala kineze i nxit qeverinë dhe palët e tjera përkatëse në Siri të shfrytëzojnë shansin e mirë të tanishëm, të mbajnë premtimet për pushimin e zjarrit dhe tërheqjen e trupave, të bashkëpunojnë në përpjekjet e të dërguarit të OKB-së Kofi Anan dhe të çojnë së bashku përpara procesin e zgjidhjes politike të problemit në këtë vend. (Vera/Artani)