Kina-Turqia: Bashkësia ndërkombëtare të jetë konstruktive për Sirinë
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Liu Weimin u shpreh më 9 prill në Pekin se Kina e Turqia kanë mbajtur gjithmonë lidhje për sa i përket problemit të Sirisë dhe, megjithëse të dyja palët kanë qëndrime jo të njëjta, ato janë të mendimit se bashkësia ndërkombëtare duhet të luajë rol konstruktiv për zgjidhjen politike të këtij problemi.
Me ftesën e kryeministrit kinez Wen Jiabao, homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan nisi të dielën një vizitë zyrtare katërditore në Kinë. (Du/Artani)