Zëdhënësi i "Organizatës së udhëheqësve të përbashkët të Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë" u shpreh se ata do të angazhohen për zbatimin e planit të Kofi Ananit. Megjithatë, ai vuri në dukje se nëse në të ardhmen forcat qeveritare nuk tërhiqen nga qytetet dhe nëse sulmojnë popullsinë civile, atëherë ata do të kundërpërgjigjen.
Të tjera njoftime nga Ministria e Jashtme e Sirisë thonë se qeveria nuk do t'i tërheqë trupat e saj pa marrë garanci me shkrim nga opozita dhe ndalimin e furnizimit me armë të forcave opozitare nga Katari, Arabia Saudite dhe Turqia.(Zhan Dian/Albana)