Zëdhënësi i përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashme dhe Siguri të BE-së Catherine Ashton-it, Michael Mann, konfirmoi më 8 prill se bisedimet për raundin e ri mbi programin bërthamor të Iranit do të zhvillohen më 14 prill në Stamboll të Turqisë.
Në një artikull në "Nju-Jork Tajms" shkruhet se, SHBA-ja dhe aleatët e saj do t'i kërkojnë Iranit të mbyllë mënjëherë dhe shkatërrojë instalimet bërthamore në Fordo në rrethinat e qytetit Qom. Gjithashtu ata do t'i kërkojnë Iranit të ndalojë programin e pasurimit të uraniumit me 20%.
Tani një pjesë e uraniumit të pasuruar 20% është eksportuar jashtë Iranit.
Për kërkesat e vendeve perëndimore, shefi i Organizatës për Energjinë Bërthamore të Iranit Ferejdon Abazi Davani reagoi më 8 prill se Irani nuk do të ndalojë aktivitetet mbi pasurimin e uraniumit .(Zhan Dian)