Për herë të parë Irani pranoi se ka aftësi të prodhojë armë bërthamore. Lajmi u bë i ditur të shtunën nga gazeta "Arab News", që citonte deputetin iranian Moghaddam.
Ai tha se Teherani ka njohurinë dhe teknologjinë e duhur për ndërtimin e armëve bërthamore dhe mund të t'a bëjë një gjë të tillë, duke shtuar se mund të prodhojë në mënyrë shumë të lehtë uraniumin e pasuruar, që është element kyç për krijimin e bombës atomike. Por, deputeti Moghaddam gjithashtu deklaroi se qeveria e Teheranit nuk do të ndjekë këtë rrugë.
Mediat në Lindjen e Mesme komentojnë se megjithëse deklarata e Moghaddamit nuk mund të përfaqësojë tërësisht qëndrimin e qeverisë iraniane, kjo është hera e parë që një politikan i lartë në Iran pohon aftësinë e vendit për prodhimin e armëve bërthamore. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)