PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Obama: "Irani mund të vazhdojë me programin bërthamor civil"
2012-04-07 20:15:38 cri komenti juaj Printoni
Gazeta "Uashington Post", në një artikull në numrin e së premtes shkruan se presidenti amerikan Barak Obama i ka përcjellë një mesazh udhëheqësit më të lartë të Iranit, Ajatollah Ali Komeneit, se nëse Teherani nuk zhvillon armë bërthamore, atëherë mund të vijojë me programin për qëllime civile.

Sipas gazetës, mesazhi iu përcoll Khameneit nëpërmjet kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdoan, teksa ky i fundit vizitoi Iranin javën e kaluar.

"Disa ditë përpara vizitës në Iran, Erdoan zhvilloi një takim dy orësh me Obamën në kryeqytetin koreanojugor, Seul, ku diskutuan për mesazhin që kryeministri turk do t'i përcillte Komeneit", shkruan gazeta.

Irani pritet që të rinisë të premten e ardhshme bisedimet për programin bërthamor me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Rusinë, Kinën dhe Gjermaninë. (Vera/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China