Kina kërkon nisjen e dialogut të vazhdueshëm për Iranin
Në një çast kur ka mosmarrëveshje për vendin e mbajtjes së bisedimeve të radhës 6-palëshe për programin bërthamor të Iranit, Kina ka deklaruar se problemi kyç është që 6 vendet dhe Irani duhet të nisin sa më parë një proces dialog të vazhdueshëm. Ministria e Jashtme e Kinës shton se duhet gjetur një zgjidhje e arsyeshme, afatgjatë dhe e gjithanshme e programit bërthamor të Iranit. Dialogu i raundit të kaluar për programin bërthamor të Iranit u zhvillua në Stamboll të Turqisë. Palët kishin divergjenca të mëdha në disa probleme kyçe, prandaj bisedimet nuk arritën asnjë rezultat thelbësor. (Vera/Leftion Peristeri)