Anija kineze "Xianghuamen" që transportonte mallrat e kompanisë Yuanyang u rrëmbye nga piratët në detin jugor të Iranit. Lajmin e konfirmoi ambasada e Kinës në Iran të premten.
Mësohet se anija u rrëmbye afër portit Chabahar të Iranit Jugor. Tani ambasada e Kinës në Iran filloi sistemin e reagimit urgjent duke marrë kontakte me palët përkatëse.
Ambasada u ka kërkuara autoriteteve të Iranit që të marrin të gjithë masat e nevojshme për të shpëtuar kinezët që ndodheshin në bordin e anijes dhe njëkohësisht të garantojnë sigurinë e kinezëve dhe anijes. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)