Këshilli i Sigurimit i OKB-së mitatoi një deklaratë të enjten, ku i bëhet thirrje qeverisë siriane të mbajë premtimin për armëpushim të gjithanshëm brenda datës 10 prill, duke nxitur njëkohësisht opozitën të ndalojë të gjitha format e dhunës së armatosur brenda 48 orëve pas zbatimit të armëpushimit.
I dërguari i posaçëm për krizën siriane Kofi Anan e mirëpriti këtë deklaratë, duke theksuar edhe një herë që palët përkatëse në Siri duhet të ndalojnë zjarrin para orës 6 të mëngjesit të datës 12 prill.
Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB Bashar al-Xhaafari u shpreh po të enjen në Nju-Jork se Siria po mban premtimet përkatëse për të konkretizuar propozimin e paqes prej gjashtë pikash të Kofi Ananit dhe tha se Ministria e Jashtme siriane e njeh çdo ditë z. Anan me ecurinë e zbatimit të këtij propozimi. Z. Xhaafari theksoi gjithashtu se qeveria siriane kërkon që edhe fraksionet opozitare të premtojnë se do të vënë në jetë pikat e propozimit të Ananit. (Wang Xianya/Artani)