PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Këshilli i Sigurimit miraton 'deklaratën presidenciale' për Sirinë
2012-04-06 20:07:36 cri komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi 'deklaratën presidenciale' për Sirinë të enjten, nëpërmjet të cilës i bën thirrje qeverisë siriane të zbatojë premtimet e saj bërë të dërguarit të posaçëm të OKB-së Kofi Annan.

Zoti Annan propozoi vendosjen e armëpushimit para 10 prillit, në të njëjtën kohë i bëri thirrje forcave opozite të ndalojë veprimet e dhunës brenda 48 orëve pas armëpushimit të ushtrisë qeveritare.

Sipas analistëve, ditët e ardhshme, nëse qeveria siriane mban premtimin e armëpushimit, kjo do të përbëjë dhe fazën kyçe të zgjidhjes politike të krizës siriane.

Që nga fillimi i krizës në mars të vitit të kaluar, konflikti i armatosur midis forcave qeveritare dhe atyre të opozitës ka shkaktuar shumë njerëz civilë të vdekur dhe plagosur. Ndërkohë komuniteti ndërkombëtar është angazhuar duke ndërmjetësuar zgjidhjen e krizës në rrugë paqësore.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së publikoi edhe një herë të enjten 'deklaratën presidenciale' për Sirinë e gjithashtu konfirmon se qeveria siriane i dërgoi një letër të dëguarit të posacëm Kofi Annanit më 1 prill, ku shprehet se pranon tërheqjen e ushtrisë nga rajonet me popullsi të madhe si edhe ndalimin e përdorimit të armëve të rënda në rajonet me popullsi të dendur.

Njëkohësisht Këshilli i Sigurimit i OKB-së i bëri thirrje partive opozitare të ndalojë veprimet e dhunshme brenda 48 orëve pas përmbushjes së zotimeve të qeverisë siriane, dhe të kontaktojë me të dërguarin e posaçëm.

Po të enjten, sekretari i përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon theksoi në mbledhjen jozyrtare të Asamblesë së Përgjithshme se problem kyç është ndalimi i dhunës dhe konfliktit të përgjakshëm.

Një zyrtare e lartë të Sirisë i bëri thirrje të dërguarit të posaçëm Kofi Annan të përpiqet të marrë premtim me shkrim nga partitë opozitare për të pranuar armëpushimin.

Analistët thonë se ditët e ardhshme do të jenë kyçe për zgjidhjen politike të krizës siriane. Nëse palët e përkatëse do t'u përmbahen premtimeve, të realizojnë armëpushimin dhe të rifillojnë dialogun politik sa më shpejt, e gjithë situata ka mundësi të ketë një kthesë të madhe. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China