Kina bëri thirrje për rifillimin sa më parë të bisedimeve 6-palëshe për programin bërthamor të Iranit. Pas polemikave për vendin e mbajtjes së bisedimeve, Pekini deklaroi se vendi nuk përben ndonjë rëndësi.
Më herët, ministri i Jashtëm i Iranit Ali Akbar Salehi tha se bisedimet e raundit të ri mbi programin bërthamor të Iranit do të fillojnë më 13 prill, por nuk përcaktoi vendin e mbajtjes së bisedimeve.
Ka njoftime të tjera për mosmarrëveshje lidhur me vendin e organizimit të bisedimeve. (Çang Çuo/Leftion Peristeri