PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusia, kundër armatosjes së opozitës siriane
2012-04-05 17:14:29 cri komenti juaj Printoni
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e ka paralajmëruar grupin "Miqtë e Sirisë" të mos i japë armë opozitës siriane. Ai thotë se çdo lëvizje për të armatosur rebelët në Siri vetëm sa do të çojë në vite të tëra gjakderdhjeje, pa i ndihmuar kryengritësit të mundin forcat qeveritare:

"Është e qartë si drita e diellit që, edhe nëse opozita armatoset deri në dhëmbë, ajo nuk mund ta mposhtë dot ushtrinë siriane, dhe thjesht do të ketë masakër dhe shkatërrim të ndërsjellë për shumë e shumë vite."

Kreu i diplomacisë ruse pritet të zhvillojë bisedime javën e ardhshme në Moskë me homologun e vet sirian Valid al-Moalem, një javë përpara vizitës së të dërguarve të opozitës.

Ndërkohë, njoftohet se një "grup i armatosur terrorist" i ka vënë zjarrin një depoje të Gjysmëhënës së Kuqe Arabe të Sirisë në qytetin e Homsit. Zjarri dëmtoi ushqimet dhe barnat që ndodheshin në këtë depo. Gjithashtu, në kryeqytetin sirian Damask dy shpërthime tronditën dy zona të banuara, duke vrarë shtatë njerëz. Këto shpërthime janë të fundit në një varg sulmesh që kanë pasur në shënjestër komplekse ushtarake dhe të forcave të sigurisë në dy qytetet më të mëdha të vendit, Damask dhe Alepo.

Kriza në Siri është përkeqësuar pas marrjes së armëve nga protestuesit dhe dezertorët e ushtrisë për t'iu kundërvënë asaj që ata e quajnë shtypje të protestave të opozitës nga forcat qeveritare. Edhe disa grupe islamike i janë bashkuar luftës kundër qeverisë. (Artan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China