Sipas zëdhënësit të kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Nihal Saad, i dërguari i posaçëm i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe për krizën e Sirisë Kofi Anan do të njoftojë sot për situatën në këtë vend.
Pas një bisede telefonike të zhvilluar ndërmjet Nasir al-Kidwa, kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me z. Anan, u ra dakord që ky i fundit t'u shpjegojë nëpërmjet një videokonference 193 vendeve anëtare të Asamblesë gjendjen në Siri.
Asambleja e Përgjithshme miratoi më 16 shkurt një rezolutë për çështjen siriane, ku i bëri thirrje OKB-së të emërojë një të dërguar të posaçëm për të ndërmjetësuar lidhur me zgjidhjen paqësore të krizës në Siri. Në përgjigje të kësaj kërkese, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan u caktua i dërguari i posaçëm i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe. Ai ka paraqitur një propozim prej gjashtë pikash për zgjidhjen e krizës në Siri, që është pranuar jo vetëm nga qeveria siriane, por edhe është mirëpritur nga shumica e fraksioneve opozitare. (Wang Xianya/Artani)