Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei tha në një konferencë shtypi se, Kina është e mendimit që fjalët dhe veprimet e palëve të ndryshme duhet të ndihmojnë në zbutjen e situatës së tensionuar në Siri, të nxitin sa më parë armëpushimin dhe rifillimin e dialogut politik duke kontribuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme.
Hong Lei i tha këto lidhur me pyetjen e një gazetari për vlerësimin e rezultatit të takimit të dytë "Miqtë e Sirisë". (Zhan Dian/Albana)