Kina beson se komuniteti ndërkombëtar, përfshi edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së duhet të ofrojë ndihmën konstruktive për punët e ndërmjetësimit të Kofi Annanit, për të ndaluar sa më parë dhunën, për të zbutur situatën e tensionuar, për të nxitur dialogun politik për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin rajonal në Lindjen e Mesme.
Sipas raporteve, një projekt-deklaratë presidenciale, e hartuar nga vendet perëndimore është shpërndarë për vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ky projekt ka si qëllim mbështetjen e planit gjashtëpikësh të të dërguarit ndërkombëtar për Sirinë Kofi Annanit ku 10 prilli është afati i fundit për nisjen e armëpushimit nga qeveria siriane. (Zhan Dian/Albana)