Z. Zeng Peiyan, zvkryetari i Këshillit të Forumit Aziatik të Boaos u shpreh të martën se krahas gjendjes së paqartë të ekonomisë botërore, vendet aziatike duhet të rregullojnë dhe të zhvillojnë reformat e brendshme për të kapur "shancet për zhvillimin e Azisë".
Ish-zv.kryeministri kinez Zeng vuri në dukje në fjalimin e tij se ekonomitë e ndryshme aziatike duhet të zgjerojnë më tej kërkesat e brendshme vendëse, duke ndryshuar politikat e orientuara nga eksporti. Duhet të nxisim zhvillimin ekonomik nëpërmjet përparimit tekniko-shkencor dhe përmirësimit të përgatitjes së punonjësve. Ekonomia aziatike duhet të mbështetet mbi rrugën e zhvillimit të vazhdueshëm e të "gjelbër".
(Çan Yean/Albana)