Grupet aktiviste siriane kanë publikuar një video amatore ku tregohet për një numër shpërthimesh në zonat e trazuara të Homsit dhe Idlibit.
Observatori Sirian për Të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani, pretendon se janë vrarë tre civilë, pesë rebelë dhe një ushtar i qeverisë në Idlib.
Videoja amatore nga Idlibi tregon gjithashtu për një numër të madh protestuesish duke protestuar kundër regjimit të Bashar al-Asadit.
"Një rrënim që nuk mund të krahasohet. Këto janë shtëpitë. Këto janë dyqanet. Këtu gjenden dhe copa granatash. Zot i madh! Një shkatërrim që nuk ke me çfarë ta krahasosh. Raketa, mortaja dhe tanke zjarri T-72.
Shkatërrim i plotë. Raketat fluturojnë sipër kokave tona."
Një stuhi e nivelit të lartë të diplomacisë ka dështuar për të ndaluar dhunën njëvjeçare, që sipas OKB-së ka shkaktuar mbi 9 mijë viktima. (Albana)