Në mbledhjen e 2-të ndërkombëtare të "Miqve të Sirisë" që u mbyll të dielën në Stamboll të Turqisë, sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit Hilari Klinton bëri të ditur se ShBA-ja do t'u japë forcave antiqeveritare siriane ndihmë humanitare dhe pajisje telekomunikacioni me një vlerë të përgjithshme 12 milionë dollarë amerikanë.
Siç mësohet, në deklaratën e publikuar pas mbledhjes, palët pjesëmarrëse në të shprehën përkrahjen ndaj opozitës në Siri, duke njohur Këshillin Kombëtar Sirian si të vetmin përfaqësues të ligjshëm të popullit sirian. Në deklaratë theksohet se e ardhmja e Sirisë duhet të vendoset nga vetë populli i saj.
(Çan Yean/Artani)