PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Miqtë e Sirisë", ultimatum për Bashar Al-Asad
2012-04-02 19:30:55 cri komenti juaj Printoni
"Miqtë e Sirisë" përfunduan në Stamboll takimin e rradhës me një thirrje të re që ndërmjetësuesi Kofi Anan të vendosë një afat që të respektohet nga qeveria siriane. Deklarata e takimit thekson se Bashar Al-Asad nuk ka mundësi pa fund për t'iu përmbajtur premtimeve që ka bërë përpara bashkësisë ndërkombëtare.

"Ne i kushtojmë më shumë vëmendje veprimeve se sa premtimeve dhe ne do të ndjekim raportimet e Kofi Anan në KS të OKB-së. Më pas do të vijojmë konsultimet e 'Miqve të Sirisë' dhe do të veprojmë në mënyrën e duhur në këtë proces. Por ne nuk do të lejojmë regjimin sirian të keqpërdorë një tjetër mundësi, që është edhe shansi i fundit për situatën në Siri", tha ministri i jashtëm turk, Ahmed Davutollu.

"Miqtë e Sirisë" bënë thirrje për një embargo ndërkombëtare të armëve drejt Sirisë dhe një armëpushim ditor prej dy orësh për shpërndarjen e ndihmave humanitare. Ndërkohë nuk është përmendur mbështetja ose armatimi i rebelëve, një çështje e përfolur gjatë ditëve të fundit.

Qeveria në Damask e dënoi takimin e "Miqve të Sirisë", duke e cilësuar si një konspiracion ndërkombëtar për të kërcënuar dhe dobësuar vendin. Disa ditë më parë, Bashar Al-Asadi tha se e ka pranuar planin e paqes me gjashtë pika të Kofi Ananit, që bën thirrje për armëpushim dhe tërheqjen e ushtrisë nga qytetet e ndryshme siriane. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China