Ka përfunduar të enjten Samiti i 23-të i Lidhjes Arabe që u mbajt në Bagdad të Irakut.
Në deklaratën e publikuar në samit theksohet se Siria duhet të zbatojë menjëherë dhe në mënyrë të gjithanshme planin gjashtëpikësh të propozuar nga i dërguari i posaçëm i OKB-së Kofi Anan.
Në deklaratë thuhet se vendet pjesëmarrëse theksojnë përkrahjen ndaj kërkesës së ligjshme të popullit sirian për liri dhe demokraci dhe ndaj të drejtave të tyre për vendimin e të ardhmes të vendit nëpërmjet dorëzimit paqësor të pushtetit. Në deklaratë dënohen dhuna dhe vrasja kundrejt popullit sirian dhe bëhet thirrje për dialog kombëtar, refuzimin e ndërhyrjes së jashtme dhe për mbrojtjen e bashkimit të vendit dhe të sigurisë së civilëve.
Vendet e Lidhjes Arabe përkrahin dhe respektojnë vendimet e Lidhjes mbi problemin e Sirisë dhe theksojnë se janë dakord për mbrotjen e bashkimit, stabilitetit dhe sigurisë rajonale të Sirisë. Lidhja Arabe vendosi gjithashtu përkrahjen ndaj veprimtarisë së Ananit në Siri.
Krahas problemit të Sirisë, deklarata thekson gjithashtu se mosmarrëveshjet arabo-izraelite duhet të zgjidhen në bazë të normave ndërkombëtare dhe të propozimeve paqësore arabe, ndërkohë, paqja e gjithanshme dhe e drejtë e rajonit do të realizohet me përfundimin e pushtimit të Izraelit si kushte paraprake. (Wang Lei/Albana)