Presidenti sirian Bashar al-Asad shpalli të enjten se Siria ka pranuar planin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Kofi Anan-it.
Sipas burimeve zyrtare siriane, në një letër dërguar liderëve në takimin e 4-t të vendeve të BRICS-it, presidenti sirian al-Asad vuri në dukje për nevojën e zhdukjes së forcave terroriste në Siri dhe veçanërisht fondeve dhe armët që vijnë nga vende të tjera për grupet terroriste siriane.
Bashari shtoi se Siria ka vendosur të nisë bisedimet kombëtare që përfshijnë fraksione të ndryshme, do të angazhohet për arritjen e sigurisë dhe stabilitetit të vendit, duke shpresuar edhe në mbështjetjen e vendeve të BRICS-it. (Wang Xianya/Albana)