PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ndërmarrjet kineze në rrugën e transformimit
2012-03-29 21:00:26 cri komenti juaj Printoni
Që nga gushti i vitit që lamë pas, mjedisi i paqëndrueshëm në ekonomi si pasojë e krizës së borxheve në Eurozonë si dhe rimëkëmbja me ritme të ngadalëshme e ekonomisë botërore janë faktorë që kanë ndikuar në tregtinë e jashtme të Kinës, sidomos ritmi i rritjes së eksporteve u ngadalësua gradualisht. Në këto kushte, si të shpejtohet zhvillimi i tregtisë së jashtme? Kjo është një çështje e vështirë me të cilën u përballën tregtarët dhe kompanitë kineze. Le të shohim rastin e një fabrike kineze që ka prodhuar këpucë të panumërta, ndoshta dhe ju në këto momente mbathni këpucë të kësaj kompanie.

Një në dhjetë persona në botë veshin këpucë të prodhuara nga Wenzhou i Kinës jugore dhe prodhimi i një viti rresht mund të rrethojë dy herë Tokën....... Qyteza Shuangyu është një qytezë e vogël e qytetit Wenzhou, me shumë rrugica. Në këtë qytezë janë përqendruar dendur fabrikat e këpucëve të mëdha dhe të vogla. Por tani, megjithëse, këto ndërmarrje eksportuese mbështeten në porositë e kompanive të huaja, situata e tyre e menaxhimit nuk është shumë e mirë. Në janar të këtij viti, vëllimi i përgjithshëm i eksporteve të Kinës shënoi rënien e parë që pas dhjetorit të vitit 2009. Kërkesa e jashtme u dobësua, kursi i këmbimit të RMB-së me USD-në u rrit dhe gjithashtu u rrit edhe kostoja e punës. Të gjithë këta faktorë kanë ushtruar një farë presioni në këto fabrika, ndërkohë që duhet të përshpejtojnë transformimin teknologjik dhe të synojnë mënyrat më aktive të zhvillimit.

Group Ju Yi në qytetin Wenzhou është një ndërmarrje me kapacitet prodhues 30.000 palë këpucë në ditë. Drejtuesi i prodhimit i këtij grupi bëri të ditur se pajisjet e kompanisë përgjithësisht janë përmirësuar, janë shtuar pajisjet e fjalës së fundit të teknologjiisë të cilat kanë reduktuar fuqinë punëtore dhe efikasiteti është 10 herë më i lartë se ai i pajisjeve tradicionale.

Automatizimi i pajisjeve teknologjike ka ngritur në mënyrë të dukshme efikasitetin e punës dhe tani është mundësuar që vetëm një punonjës i vetëm mund t'i përballojë proceset e punës që më parë bëheshin nga tetë punëtorë. Me cilësi të shkëlqyera, teknologji të përparuara prodhimi, kompanitë e mëdha të huaja me marka të njohura ndërkombëtare vijnë për të kërkuar OEM. Zëvendësdrejtorja e përgjithshme e Grupit Ju Yi tha:

"Si fabrika Kangnai prodhon edhe për markën "Laorentou", marka ndërkombëtare Zara, prodhohet edhe në fabrikën tonë, industria e këpucëve në Wenzhou ka arritur një nivel të lartë. Markat na paguajnë ndoshta vetëm 80 juanë, afërsisht 10 dollarë, por ata mund të shesin këto produkte me një çmim që mund të shkojë deri në 500 dollarë. "

Po,këto fitime të mëdha nuk kanë lidhje me ndërmarrjet e Kinës. Një palë këpucë që prodhohet në Wenzhou, çmimi mesatar për eksport është 10 dollarë. Por, më pas në tregun e huaj vlera e këpucëve shndërrohet në disa qindra dollarë. Mund të themi që kompanitë kineze i kanë arritur fitimet me shumë mund, fitime këto shumë të ulëta në krahasim me fitimet e ndërmarrjeve të huaja.

Prandaj, për këto ndërmarrje për eksport, shndërrimi i mënyrës së zhvillimit është një proces që duhet zhvilluar sa më parë, përveç OEM-ve, duhet të fillojnë krijimin e markave të tyre, të realizohet eksportimi i markave nga eksportimi i produkteve, kjo është rruga e duhur dhe e vetme.

Grupi Kangnai, me një prodhim vjetor prej 10 milionë palë këpucë lëkure të cilësisë së lartë, është edhe marka e parë e këpucëve të Kinës që eksportoi jashtë. Zëvendësdrejtori i Grupit Kangnai Zhou Jinmiao tha se Kangnai eksperimentoi duke hapur në vitin 2001 në Paris të Francës një dyqan me markën e vet.

Produktet OEM, çmimi i eksportit të markës Kangnai është më pak se 30 $ (rreth 23 €), por në dyqanin ku shitet marka autentike, çmimi mesatar është 70 euro, çmimi më i lartë është afro 200 euro.

Në vitin 2001, kur grupi Kangnai doli nga Kina, Shoqata e produkteve të lëkurës e Kinës apeloi për këtë sektor se në pesë vjet duhet të krijohen 3-5 marka të njohura ndërkombëtarisht. Sot, 11 vjet më vonë, Xia Hong, studiues pranë Drejtorisë së Tregtisë të qytetit Wenzhou tha se rruga e ndërmarrjeve kineze për të patur markën e vet është ende e gjatë.

Një markë, nuk mund të formohet në një ose dhjetë vjet, pavarësisht nga investimet financiare ose nga të dhëna të tjera, duhet një periudhë më e gjatë, ashtu sikurse edhe industria e prodhimit të këpucëve italiane, nuk është formuar për 10 apo 20 vjet, po u është dashur qindra vjet dhe ka në thelb një trashëgimi kulturore, kështu që unë mendoj se kjo është një rrugë orientuese për ne".

Dimri i tregtisë së jashtme nuk do të kalojë aq lehtë. Zëdhënësja e Ministrisë kineze të Tregtisë Shen Danyang është shprehur se pritet periudha më e gjatë e vështirë në tregtinë e jashtme, sidomos në gjysmën e parë të këtij viti do të shtohen vështirësitë e hasura në këtë sektor.

Pritet një situatë e zymtë për ndërmarrjet kineze, pasi parashikohet se tregtia e jashtme e Kinës do të rritet prej 10%, aktualisht Kina ka marrë masa për të nxitur zhvillimin e koordinuar të shpejtësisë, të cilësisë dhe të fitimeve të tregtisë së jashtme, si stabilitet në kursin e këmbimit, stabilitet të politikës tregtare të përpunimit, rritja e ndërmarrjeve të eksportit, veçanërisht mbështetjen ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme etj., për të ndihmuar ndërmarrjet e tregtisë së jashtme në këtë fazë jo shumë të begatë.

Krahas përpjekjeve për përshtatjen me rregullat tregtare ndërkombëtare, tregtarët e Wenzhout i ndihmojnë edhe tregtarët evropianë për të hyrë në tregun kinez. Z. Zhu Feng tha se vendet evropiane prodhojnë produkte lëkure të cilësisë së lartë, të cilat mund të plotësojnë mungesën e tregut kinez. Nga ana tjetër, Wenzhou është i fuqishëm në prodhimin e këpucëve të gatshme, ndërsa vendet evropiane kanë më shumë forcë konkurruese në prodhimin e pajisjeve për këpucë, prandaj të dyja palët kanë shumë mundësi që të plotësojnë njëra-tjetrën.

Kompania e këpucëve në Kinë e quajtur Kang, ka krijuar një këpucë gjigante me rrota të bëra nga lëkura e pesë demave.

Kjo veturë e gjatë mund të shkoj rreth 50 km/h dhe kompania ka vendosur të bëj edhe 40 vetura tjera të këtij lloji për promovim të biznesit。

Sigurisht, ashtu si edhe në të gjithë botën, edhe në Shqipëri importohen dhe shiten mirë këpucët nga Kina. Kjo për faktin që raporti cilësi-cmim është më i favorshmi.

Eksporti i këpucëve, një prej produkteve më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, u ul me 7% gjatë vitit 2008, gjë që i dedikohet krizës financiare, ka bërë të ditur Qendra Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare, ACIT, në prezantimin e një raporti vjetor.

Shqipëria eksportoi 154 milionë euro këpucë dhe 240 milionë euro veshje gjatë dy viteve më parë. Në total, importi i përgjithshëm i lëndës së parë që përdoret për realizimin e këtyre produkteve, është ulur. Rënia e eksportit të këpucëve i dedikohet dobësimit të shpejtë të ekonomisë italiane dhe asaj greke në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Rreth 60 për qind e eksporteve shqiptare përqendrohet në këtë grup produktesh dhe goditja e këtij sektori nga kriza mund të sjellë pasoja shumë të rënda ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, rreth 26 mijë vetë janë të punësuar te veshjet dhe këpucët, shifër kjo e barabartë me 13% të të punësuarve në sektorin privat në Shqipëri. "Në terma realë, kjo industri eksporton punën fizike të të punësuarve të vet", shpjegon një ekspert i sektorit. "Në rast se bien eksportet me 7%, në të njëjtën masë ulet edhe numri i të punësuarve aty", shton ai. Industria e përpunimit aktiv u zhvillua gjatë 20 viteve të fundit në Shqipëri, kur sipërmarrës italianë dhe grekë zbuluan koston e ulët të krahut të punës në vendin tonë dhe afërsinë gjeografike me tregjet e tyre.

Pas zhvillimit të industrisë së këpucëve dhe veshjeve, u vu re tendenca e zhvendosjes së kapaciteteve të industrisë italiane të mobilieve drejt Shqipërisë.

Me gjithë rënien në volumin e tregtisë, vlera e shtuar e aktivitetit të kompanive të përpunimit është rritur me 54% gjatë vitit të kaluar, kryesisht si pasojë e rënies së kostos së lëndës së parë të importuar. "Vlera e shtuar ishte 16.8 miliardë lekë, me rritje 54% kundrejt vitit të kaluar", njoftoi ACIT. "Çmimi i eksportit të këtyre produkteve ka qëndruar i pandryshuar gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që çmimet e lëndëve të para në tregun ndërkombëtar kanë ardhur në rënie duke shtuar hapësirën mes kostos së importit dhe vlerës së përfituar nga eksporti", - vijon më tej raporti. Kjo industri është prekur gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit nga forcimi i konsiderueshëm i lekut kundrejt euros dhe dollarit, për shkak se shpenzimet kryesore i ka në lekë ndërsa të ardhurat në valutë. Shqipëria "konkurron" me vendet e tjera të Lindjes dhe me Kinën për thithjen e investimeve të huaja me regjim të përpunimit aktiv. Këpucët e prodhuara në Shqipëri eksportohen në Evropën Perëndimore dhe Amerikë përmes Italisë. Vetëm në pak raste është realizuar eksport këpucësh me stampën "Made in Albania". Viti 2009 ishte i vështirë për këtë sektor, për shkak se importet italiane të veshjeve dhe këpucëve u ulen me 40%, gjë që pati ndikim edhe tek eksportet shqiptare.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China