PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Komuniteti ndërkombëtar: Siria ka pranuar planin e Kofi Ananit
2012-03-28 10:02:48 cri komenti juaj Printoni
Qeveria siriane ka rënë dakord për të pranuar propozimin 6 pikësh të paraqitur nga Kofi Anani për zgjidhjen e problemit të Sirisë. Komuniteti ndërkombëtar e ka pohuar këtë qëndrim të qeverisë siriane.

Përfaqësuesi i përhershëm i Gjermanisë në OKB Peter Wittig tha për gazetarët se pranimi i propozimeve nga qeveria siriane është "hapi i parë drejt rrugës së duhur", por duhet treguar prapësëprapë maturi.

Ndërkohë, sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton u shpreh se qeveria siriane duhet të marrë masa të menjëhershme për zbatimin e premtimeve të saj. Njëkohësisht ajo i kërkoi opozitës siriane të mbajë qëndrimin unik në samitin "Miqtë e Sirisë", që do të mbahet së shpejti.

Njoftohet se i dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për krizën e Sirisë Kofi Anan tha në një deklaratë se qeveria siriane, nëpërmjet një letre me shkrim, ka rënë dakord për propozimin 6 pikësh. (Wang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China