Kreu i qeverisë kineze vuri në dukje se tani puna për zgjidhjen e krizës siriane ndodhet në një fazë kyçe. Kina ka besim të plotë në mençurinë diplomatike e përvojën e pasur të Kofi Ananit dhe beson se, me ndërmjetësimin e tij, do të arrihet një zgjidhje e drejtë dhe paqësore për problemin sirian.
Ndërsa z. Anan shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e ngushtë të palës kineze lidhur me çështjen e Sirisë dhe tha se puna e tij e tanishme si ndërmjetësues ka nevojë për ndihmë dhe përkrahje. (Çan Yean/Artani)