PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Medvedevi: Misioni i Ananit, "shansi i fundit" për Sirinë
2012-03-26 19:39:57 cri komenti juaj Printoni
Presidenti rus Dmitri Medvedev është shprehur se misioni i Kofi Ananit mbase është mundësia e fundit për të shmangur një luftë civile në Siri dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të mos lejuar që një gjë e tillë të ndodhë. Në takimin me z. Anan ai tha:

"Ky mund të jetë shansi i fundit për Sirinë për të shmangur një luftë të gjatë dhe të përgjakshme civile. Prandaj ne do t'ju ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme në çdo nivel dhe në drejtime të ndryshme me aq sa ka mundësi Rusia. Dhe shpresojmë vërtet që përpjekjet tuaja të përfundojnë me një rezultat pozitiv. "

Ndërsa z. Anan tha në takim se një ndër përparësitë e tij mbetet sigurimi i vijimit të ndihmës humanitare për Sirinë:

"Mendoj se keni të drejtë kur thoni se Siria ka një mundësi sot për të punuar me mua dhe me këtë proces ndërmjetësimi për t'i dhënë fund konfliktit, luftimeve, dhe për të lejuar ndihmën humanitare për ata që kanë nevojë, si edhe për të nisur procesin politik që do të çojë në një zgjidhje paqësore. "

Kofi Anani zhvilloi bisedime me zyrtarët rusë gjatë fundjavës në përpjekje për ta bindur Rusinë ta ashpërsojë qëndrimin ndaj Sirisë. Rusia është mbrojtësi kryesor ndërkombëtar i Sirisë dhe ka një numër interesash në atë vend, duke përfshirë shfrytëzimin e një porti detar.

Rusia dhe Kina iu bashkuan pjesës tjetër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së javën e kaluar, duke mbështetur planin e Kofi Ananit për t'i dhënë fund konfliktit.

Z. Anan do të udhëtojë në Kinë të martën për të zhvilluar bisedime me zyrtarët vendës rreth problemit sirian. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China